Duke filluar nga sot në të gjithë vendin nis aplikimi i testeve të shpejta, të cilat do të ndihmojnë në procesin e diagnostikimit dhe hetimit epidemiologjik. Ilir Alimehmeti, mjeku epidemiolog, i ftuar në emisionin ‘Wake up’, ka listuar të gjitha avantazhet që sjell testi i shpejt.
1. Është lehtësisht i përdorshëm
2. Rezultati del brenda pak minutash dhe kështu një rast pozitiv izolohet në mënyrë direkte.
3. Hetimi epidemiologjik bëhet më i thjeshtë, më i saktë dhe në kohë më të shkurtër.
4. Nuk ka nevojë për ritestim.
5. Testi i shpejtë mund të bëhet vetë nga kushdo pas blerjes në farmaci.
“Testet e shpejta mund të bëhen edhe nga qytetarët vetë, pasi t’i blejnë në farmaci. Aktualisht, 100,000 testet e shpejta në vend nuk kanë shpërndarje në farmaci dhe kësaj here nuk do të mund t’i aplikojnë njerëzit në mënyrë individuale, por në një moment të dytë kjo do të ndodhë. Testet e shpejta do të jenë lehtësisht të gjendshme njësoj si testet e shtatzënisë.” -tha Alimehmeti.