12 dhjetor 1990, anonçohet formimi i një partie opozitare
New York Times
Përveç skenave të ngazëllimit, formimi i partisë së parë opozitare në Shqipërinë e qeverisur nga komunistët u anonçua sot edhe në një mbledhje të madhe në kryeqytetin Tiranë. Partia e re mban emrin Partia Demokratike dhe grupi i ri ka aplikuar në Ministrinë e Drejtësisë për të vendosur statusin ligjor ka konfirmuar një nga Tirana në linjë telefonike një nga anëtarët e kësaj partie Gramoz Pashko, i cili është një profesor i mirënjohur ekonomie në universitet. Kjo ministri u rikrijua verën e kaluar pasi u shfuqizua 23 vjet më parë.
Të martën pas tre ditësh demonstratash kundër qeveritare nga studentët e universitetit Komiteti Qendror i Partisë Komuniste nënshkroi me një mbledhje emergjente “krijimin e organizate politike të pavarur”. Shqipëria me një traditë joshumëpartiake është qeverisur pa kundërshtime nga Partia Komuniste që nga 1946-ës dhe deri të martën udhëheqja e partisë ka deklaruar vazhdimisht se kurrë nuk do të lejonte parti opozitare. Vendi i vogël ballkanik me 3.3 milion njerëz nuk ka traditë të partive politike ose të qeverisjes parlamentare.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore grupet kundërshtare të nacionalistëve, ballistëve dhe fashistëve u munduan të fitonin mbështetje politike por u hoqën mënjanë nga komunistët. Gjashtë javë më parë Zoti. Pashko, i cili është 35 vjeç filloi t’i përshkruante veten e tij të huajve si një dizident. Ai në atë kohë s’ishte ende anëtar i Partisë Komuniste ashtu si ishte miku i tij Ismail Kadare një shkrimtar i mirënjohur i cili u vendos në Francë në tetor. Bashkimi me ekonomistin në anonçimin e formimit të Partisë Demokratike në mbledhjen e sotme në Qytetin Studenti të universitetit ku Azam Hajdari, 28 vjeç, i cili është student filozofie dhe luante rolin kryesor në revoltën studentore po kështu edhe Dr. Sali Berisha 45 vjeç një kardiolog në Tiranë.
“Demokraci!, Demokraci!”, ka thënë zoti Pashko se thërrisnin 80 mijë vetë, të cilët ishin në miting “punëtorë, studentë, artistë, avokatë dhe të gjithë njerëzit”. Të tjerë në vendngjarje e vlerësonin numrin e pjesëmarrësve më të madh. Tirana ka një popullsi prej 300,000 njerëzish. Turma bërtiste: “Demokraci!, Demokraci!”. Ekonomisti tha se edhe pse disa studentë ishin plagosur në përplasje me forcat speciale të policisë nuk kishte pasur fatalitete.
Akoma themeluesit e Partisë Demokratike nuk kanë zgjedhur një drejtues ka thënë zoti Pashko, por kanë filluar vetëm me platformën për të cilën ai tha se do të përfshinte mbështetjen e një sistemi shumëpartiak, mbrojtje të së drejtave, një ekonomi me treg të lirë, dhe marrëdhënie të mira fqinjësie. Gjithsesi veçanti Azem Hajdari një studenti lider tha se Partia Demokratike do të punonte “për një bashkim paqësor demokratik mes Shqipërisë dhe Kosovës” province jugosllave e Serbisë, e cila ka një përbërje prej 90% të popullsisë me shqiptarë etnikë. Kjo deklaratë nga Shqipëria do të udhëheqë mosmarrëveshje me autoritetet e Beogradit. Bashkë, zoti Hajdari dhe zoti Pashko i kushtuan respekt Ramiz Alisë, Presidentit komunist shqiptar dhe udhëheqës i partisë për paraqitjen e program reformës që i hap rrugën një sistemi shumëpartiak. Zgjedhjet kombëtare janë vendosur për në 10 shkurt.

15 dhjetor 1990.Vazhdojnë protestat në Shqipëri
New York Times
Demonstruesit kundër komunistë ishin jashtë me forcë në qytetet shqiptare sot për të katërtën ditë sukseseve ka njoftuar agjencia zyrtare në këtë shtet dhe njerëz të ndryshëm të komunikuar me telefon. Por nuk ka raporte për dhunë pas tre netësh, ku të rebeluarit sulmuan ndërtesat e Partisë Komuniste dhe monumentet në Elbasan e në Shkodër po kështu u dëmtuan libraritë në Kavajë dhe Durrës. Po kështu kishte dhe njoftime të pakonfirmuara të demonstratave në qytetin më jugor, Sarandë një zonë ku grekët etnikë janë të shumtë.

16 dhjetor 1990. Shqipëria diskuton shfuqizimin e sistemit me një parti
New York Times
Qeveria komuniste e Shqipërisë ka filluar diskutimet me anëtarët në lidhje me lejimin e opozitës shumë të re pra një partie dhe duke lejuar edhe organizime të tjera politike në atë që ka qenë për 46 vjet një vend vetëm me një parti. Përveç të tjerash çështje tjetër ishte ndryshimi i ligjit mbi zgjedhjet.
