Presidenti i zgjedhuri SHBA-ve, Joe Biden i ka premtuar qytetarëve amerikanë se në 100 ditën e tij të para si president do të shpërndajë 100 milion vaksina anti-Covid.
Biden është shprehur se është i sigurt se kjo përpjekje nuk do ti japë fund virusit, por do të ndryshojë për mirë kursin dhe ecurinë e Covid-19.
Teksa ka prezantuar ekipin e tij shëndetësor kur të marrë detyrën më 20 janar, ai u ka bërë thirrje amerikanëve “që të vendosin maska për 100 ditë”.
Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar më shumë se 15 milionë raste dhe 285,000 viktima me koronavirus, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.
Shumë pjesë të territorit amerikan janë duke raportuar për shifra rekorde të infektimit dhe atyre që janë të shtruar në spital.
Për shifrat e larta të infeksioneve, ekspertët fajsojnë udhëtimet e miliona personave për Festën e Falenderimeve, të cilat kanë ndikuar drejtëpërdrejtë në rritjen e kurbës./Re.Darkiva.fjala.al/