Një infermiere 59 vjeçe është aksidentuar paraditen e sotme në qytetin e Vlorës.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00, në lagjen “Partizani”, në afërsi të spitalit Vlorë, ku një kamion, me drejtues mjeti shtetasin G. D., 48 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin ka aksidentuar shtetasen N. B., 60 vjeçe, e cila ishte duke lëvizur në këmbë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, ndërsa shtetasja e aksidentuar aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të pakujdesisë së infermieres, kur po kalonte rrugën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Bl.Ba/Fjala.al