Një tjetër mjeke shqiptare ka humbur betejën me koronavirusin. Mësohet se ka ndërruar jetë doktoresha e pneumologjisë, Flutura Hashorva.
Mjekja ka ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ndërsa prej 48 vitesh ishte në profesionin e pneumologes, ku fillimisht shërbeu në Sanatorium, Dispanceri, dhe më pas në një klinikë private në Tiranë.
Lidhur me këtë ndarje nga jeta, kanë reaguar dhe miq e të afërm të doktoreshës, të cilën shprehen se ajo u shqua gjithnjë për profesionalizmin dhe komunikimin e saj të mirë me kolegët e pacientët.
“Edhe nje lajm tjeter i keq per komunitetin e mjekeve. Sot u nda nga jeta dr Flutura Hashorva, pneumologe, e cila shërbeu në pavionin e parë të pneumologjisë pranë QSUT së bashku me të nderuarin Prof Elez Selimin.
Ne vitin 1983 u transferua në spitalin e mushkërive , ish sanatoriumi e më pas pranë dispanserisë së Tiranës. Dr Flutura u shqua gjithmonë për profesionalizmin e saj, komunikimin e mirë si me kolegët dhe pacientët. Ajo dha kontributin e saj në luftën kundër këtij virusi të tmerrshëm deri ditën që u infektua dhe vetë.
Kolegët me të cilët punoi për shumë vite në spitalin universitar Shefqet Ndroqi u përpoqën shumë por nuk e shkëputën dot nga kthetrat e vdekjes.
Do ta kujtojmë gjithmonë kolegen, shoqen dhe miken tonë të dashur. Të qoftë dheu i lehtë e dashur Flutura!”, shkruan një prej mikeshave të saj./Bl.Ba/Fjala.al
