Është duke vazhduar protesta e qytetarëve për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha dy ditë më parë nga policia. Protestuesit janë të revoltuar dhe janë përplasur ashpër me policinë.
Ndërkohë këta të fundit i janë përgjigjur me gaz lotsjellës dhe me makina që hedhin ujë.
Një qytetar është kapur teksa i ka ofruar një sanduiç një efektivi policie, për të treguar që protesta nuk është ndaj efektivëve. Pas kësaj oferte efektivi nuk e ka pranuar duke e falenderuar. Ndër të tjera ai ka shtuar se është mësuar të rrijë pa ngrënë.
Polici shprehet: Jo vëllai im faleminderit! Ne jemi mësuar të rrimë pa ngrënë.
Pa.Va/Fjala.al