Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularin e vetëdeklarimit dy personave.
Sipas OFL kanë marrë formularin Kristaq Caca, banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me dashje kundër dy ose më shumë personave”, e kryer në bashkëpunim”;
Durim Hasolli, banues në Kurbin, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.
OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë./Bl.Ba/Fjala.al