Në dhjetor 1792, gjatë Revolucioni Francez, Mbreti Luigji XVI del në gjyq para Konventës Kombëtare nën akuzat për tradhti.
Mbreti dëgjoi 33 akuzat, që nga “shkelja e sovranitetit të vendit deri te gjakosja e francezëve”, dhe pastaj iu përgjigj: “Kurrë nuk kam pasur frikë shqyrtimin publik të sjelljes sime, por zemra më bëhet copë nga akuzat se unë kam derdhur gjakun e popullit tim, ndërsa kam vepruar gjithmonë nisur nga dashuria për popullin, duke provuar se nuk kam frikë të dal përpara në mënyrë që të kursehet gjaku i tyre”.
Fillimisht ishte shumë i dashur nga populli i tij, në të cilin shihnin një shpresë më të mirë për të ardhmen e tyre, gjatë gjithë zgjatjes së mbretërimit të tij hasi shumë probleme me situatën ekonomike që kishte trashëguar nga qeveria e mëparshme, kjo situatë u rëndua edhe më shumë në çastin kur filloi luftën e kushtueshme në Amerikë. Pa vendosja e tij në fushën politike dhe administrative çuan vetë popullin e tij ta urrente, sepse përfaqësonte simbolin e monarkisë absolute, e cila kishte çuar të gjithë Europën në një gjendje të rëndë sociale dhe politike.
Gjatë Revolucionit mbreti thërritet me nofkën “Luigji Capeto” i pasardhësi i Ugo Capetos, themeluesit të dinastisë, kjo për ta ulur figurën e mbretit të Francës, të cilin e quanin edhe Luigji i Fundit. Ditën kur u arrestua, sepse tentoi te arratisjeje nga Franca në drejtim të Belgjikë-s, me 10 gusht i hiqen të gjitha fuqitë që përfitonte nga monarkia.
26 deputetë munguan në votim, disa abstenuan, sepse mendonin se ishin zgjedhur për të bërë ligje dhe jo për të gjykuar. 26 deputetë bashkëngjiten kushte për votat e tyre. Të 690 deputetët e mbetur votuan “po, fajtor”. Asnjë deputet nuk votoi “jo”. Lidhur me masën e dënimit, 310 deputetë kërkuan mëshirë, por 380 të tjerë votuan për dënim me vdekje. Më 21 janar 1793, mbretit iu pre koka nga gijotina në Sheshin e Revolucionit. Ekzekutuesi Henri Sanson, dëshmoi se ish-mbreti e kishte takuar trimërisht fatin e tij.arkiva.fjala.al/
