Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden dhe zëvendësja e tij Kamala Harris janë zgjedhur si Personazhet e Vitit në revistën “Time” për vitin 2020.
“Biden-Harris përfaqësojnë diçka historike”, shkroi Time në Twitter.
Para emërimit të fituesit të këtij viti, revista shpalli katër finalistë, përfshirë Biden dhe Trump – si dhe dy kategori më të gjera: lëvizja për drejtësi racore, dhe punonjës të kujdesit shëndetësor në vijën e parë dhe Anthony Fauci, shkencëtari kryesor i sëmundjeve infektive në vend. Trump ka qenë në listën e Time çdo vit që kur fitoi zgjedhjet 2016.
Time ka zgjedhur personin më me ndikim të vitit që nga viti 1927.
Biden dhe Harris, të cilët nuk u përmendën në listën fillestare të “Time”, ende nuk kanë komentuar publikisht përzgjedhjen nga Time.
Çdo vit, Time zgjedh një person, një grup, një ide ose një objekt që “për të mirë ose për të keq” ka pasur ndikimin më të madh përgjatë 12 muajve./Bl.Ba/Fjala.al