Këtë të shtunë është paralajmëruar sërish për një protestë tjetër për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rashës. Protesta ashtu si ato më parë është lajmëruar të nisë në orën 18:00, në të gjitha sheshet.
Pamjet e siguruara nga arkiva.fjala.al/ tregojnë se makinat e rënda të policisë kanë ‘pushtuar’ rrugët e Tiranës për t’u pozicionuar në mbrojtje të institucioneve të cilat prej tre ditësh kanë qenë në qendër të sulmeve nga protestuesit.
Kujtojmë se gjatë ditës së sotme ka pasur protesta edhe në Shkodër dhe qytete të tjera dje, si në Korçë, Vlorë, Durrës, Fier./r.garkiva.fjala.al/