Edhe qyteti i Elbasanit i është bashkuar protestës për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë.
Një grup adoleshentësh dhe fëmijësh janë mbledhur në qendër të qytetit me thirrjet “Rama ik”, duke hedhur kapsolla dhe duke shkatërruar sinjalistikën rrugore dhe koshat e mbeturinave.