Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të shtune me një video ku tregon momentet e marrjes së tamponit të personave të infektuar ose dyshuar me Covid.
Rama shkruan se vijon me intensitet puna për të shkëputur sa më shumë të jetë e mundur zinxhirin e transmetimit të virusit, përmes gjurmimit dhe izolimit të rasteve pozitive.
“MIRËMËNGJES dhe me respektin për skuadrat e epidemiologëve ku që prej javës së parë kur pandemia u shfaq në vendin tonë, janë në terren, 24 orë në 7 ditë të javës, duke zgjeruar e thelluar hetimin epidemiologjik në të gjithë vendin për të siguruar testim në kohë dhe të sigurt për qytetarët shqiptarë.
Shqipëria ndërkohë vijon të fuqizojë kapacitetet e testimit, ku krahas metodës me PCR, tashmë po aplikohen edhe testet e shpejta për COVID 19, për të shkëputur sa më shumë të jetë e mundur, zinxhirin e transmetimit të virusit, përmes gjurmimit dhe izolimit të rasteve pozitive.
Punë të mbarë dhe faleminderit”, shkruan Rama.
Pa.Va/Fjala.al