Alternime kthjellimesh dhe vranësira të herë pas hershme mbizotërojnë motin në territorin shqiptar deri në mesditë kur në zonat verilindore dhe juglindore shfaqen sërish flokët e dëborës dhe shirat në zonat jugore.
Mbrëmja ri-kthen motin e kthjellët në vend. Temperaturat e ajrit sipas ‘meteoalb’ ulen në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C në zonat malore deri në 15°C në Jugperëndim.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.
Kosova
Paraditja paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat herë pas here pësojnë zhvillim duke sjellë reshje të izoluara dëbore në veri dhe veriperëndim të Kosovës./Bl.Ba/Fjala.al