Ndryshe nga katër ditë më parë, protesta e ditës së sotme është zhvendosur në sheshin "Skënderbej". Dhjetëra e qindra të rinj janë grumbulluar në shesh, ku nuk kanë munguar përplasjet me policinë.
Punonjësit policinë kanë kërkuar largimin e protestuesve, ndërsa kjo është refuzuar. Ndryshe nga ditët e tjera nuk janë przent vetëm të rinjtë apo adoleshentë, por ka edhe të rritur. Pas mbledhjes së sheshit Skënderbej ka nisur marshimi drejt ministrisë së Brendshme dhe mbase mudn të drejtohen edhe drejt kryeministrisë.
Genc Sejko një nga protestuesit pjesëmarrës theksoi se protesta merr fund në këto kushte: largimi i Ardit Veliut si drejtor i Përgjithshëm i Policisë, largimi i punonjës të inkriminuar dhe reformim i policisë.
l.markiva.fjala.al/