Policia ka zhvilluar një operacion antidrogë në fshatrat e Vlorës. Sipas informacioneve, janë arrestuar disa persona, por ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia.
Deri tani dyshohet për rreth 30 persona të arrestuar për trafikim të lëndëve narkotike dhe kultivim.
Rrjeti ka qenë në survejim prej disa kohësh dhe policia lokale ka arritur të sekuestrojë një sasi të konsiderueshme kanabis.
Sakaq, operacioni vijon ende në kontrollin e disa bazave dhe banesave në të cilat policia lokale dyshon se mund të gjej elementë që ndihmojnë hetimin.
Për të gjithë të ndaluarit tashmë janë prerë urdhër arrestet e posaçëm./Bl.Ba/Fjala.al