Gjykata e Tiranës është rrethuar nga forca të shumta policie këtë të hënë pasi po zhvillon seancën me të arrestuarit gjatë protestës së dytë dhe të tretë në kryeqytet për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga policia.
Seanca ka nisur në orën 09:30, ku 42 të arrestuarit do të njihen me masën e sigurisë. Emrat e të arrestuarve thirret me megafon për t’u futur brenda dhe për t’u njohur me veprat penale, ndërkohë që jashtë ambienteve të gjykatës ka edhe familjarë të të arrestuarve, që presin vendimin.