Presidentja e Republikës së Kosovës, njëherësh Kryetare e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka mbërritur në Shqipëri dhe planifikon të qëndrojë deri në datën 18 dhjetor.
Në orën 13:30, Presidentja u gjend te memoriali i Gjergj Kastriot Skënderbeut në qytetin e Lezhës. Ndërkohë, në orën 15:30, Osmani do të pritet me ceremoni shtetërore nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.
Ndërsa në orën 17:00 do të mbajnë konferencë të përbashkët për medie. Më tej axhenda vijon: Të enjten (17 dhjetor), në orën 09:30 Presidentja Osmani do të takohet me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi. (Vendi: Zyra e Kryetarit të Kuvendit, Kryesia e Kuvendit përballë godinës se Kryeministrisë).
Ndërsa në orën 10:15, Presidentja do të bëjë nderime dhe vendos kurorë lulesh te Varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Ndërkaq, në orën 12:30, Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Vjosa Osmani do të mbajë fjalim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë. Në orën 16:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Vjosa Osmani do të takohet me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.
Të premten (18 dhjetor), në orën 10:00, Presidentja Osmani do të takohet me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. (Vendi: Selia e PD-së). Ndërkaq, në orën 11:00, në Bashkinë e Tiranës do të takohet me kryebashkiakun Erion Veliaj, ku do të mbahet edhe ceremonia e dorëzimit të Çelësit të Qytetit.