Një tjetër vrasje gjatë gjuetisë ka ndodhur në Dibër, ku dy të rinj kishin dalë së bashku për gjueti dhe njëri tyre tyre ka plagosur me armë shokun, i cili ka humbur jetën në spital.
Rreth orës 14:45, në vendin e quajtur “Malet e Obokut”, Maqellarë, shtetasit R. XH. dhe G. K, kanë qenë për gjueti. Shtetasi R. XH., 18-vjeç dyshohet se nga pakujdesia ka plagosur me armë gjahu çifte shtetasin G. K., rreth 27-vjeç, banues në Maqellarë, i cili ka humbur jetën në spital.
Menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë shoqërimin e autorit të dyshuar në Komisariat, për veprime të mëtejshme hetimore, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e gjahut çifte.
Kujtojmë se dy ditë më parë një rast i ngjashëm ndodhi në qytetin e Bulqizës ku shoku i vet vrau gjatë gjuetisë mikun e tij./r.garkiva.fjala.al/