Është arrestuar 18-vjeçari Rifat Gjeleshi, i cili dyshohet se ka vrarë aksidentalisht shokun e tij, ndërsa kishin dalë për gjueti.
Ngjarja e rëndë ndodhi në vendin e quajtur “Malet e Obokut”, Maqellarë, ndërsa për pasojë ka humbur jetën 27-vjeçari Gentian Kosiqi.
Ndërkohë, në gjendje të lirë është proceduar 23-vjeçari E. M., pasi arma me të cilën është kryer qitja, i përket atij dhe e mbante pa lejen e organeve përkatëse.
Nga hetimet e para rezulton se Gjeleshi dhe Kosiqi kanë dalë për piknik, duke marrë me vete edhe armë gjahu, në “Kodrat e Obokut”, rreth orës 13.00 së të enjtes.
Gjatë kohës që Rifati bënte qitje, ka plagosur aksidentalisht me pasojë vdekjen të riun 27-vjeçar./Bl.Ba/Fjala.al