Gazeta e njohur ‘New Yourk Times’ ka publikuar një artikull me përbërësit e vaksinës kundër Covid-19 duke ironizuar njëkohësisht dhe të gjithë ata që besojnë se vaksina përmban mikroçip.
Vaksina e këtyre kompanive ka gjithsej 10 përbërës. Përbërës aktiv është një molekulë e quajtur “ARN-ja lajmëtare” ose mRNA, e cila përmban udhëzime gjenetike për proteinën e koronavirusit të quajtur majë.
Molekula mRNA i udhëzon qelizat njerëzore që të prodhojnë maja. Kjo e ndihmon organizmin që të njohë një ndër tiparet e virusit dhe kështu virusi të njihet dhe të pengohet.
Vaksina e Pfizerit ka edhe nëntë përbërës tjerë:
-Katër lipide: Kolesterolin dhe tri lipide me emra shumë të ndërlikuar kimikë që formojnë një balonë mbrojtëse rreth mRNA-së
-Sakarozë (sheqer i zakonshëm)
-Katër kripëra: klorur të kaliumit, fosfat monobazik të kaliumit, dihidrat fosfat të sodiumit dhe kripë
Asnjëri nga këta përbërës nuk përmban mikroçipa dhe as nuk u ngjan atyre. Ata janë përbërës të zakonshëm kimikë që gjenden në vaksina dhe ilaçe të ndryshme që janë përdorur për një kohë të gjatë.
Kripërat në vaksinë e ndihmojnë që përmbajtjen e saj ta lidh me mjedisin e organizmit të njeriut, i cili e përmban përzierjen e vet të kripërave natyrale.