Ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare, kishte veshur edhe fanellën e Shpresave kuqezi. Ish-lojtari i Partizanit, Sabri Balla, është ndarë nga jeta në moshën 54-vjeçare, teksa së fundmi vuante nga diabeti.
Balla kishte dalë nga akademia e Partizanit dhe në sezonin 1984-1985, u bë pjesë e ekipit të parë në moshën 18-vjeçare, ndërkohë që zuri vend edhe në formacion asokohe. Një mesfushor i pa lodhur, i cili me paraqitjet e tij të shkëlqyera mori edhe ftesën nga Kombëtarja e Shpresave.
Balla ishte pjesë e Partizanit finalist në Kupën e Shqipërisë në vitin 1985. I mbiquajtur me nofkën “Bikja”, i datëlindjes 1966, ka dalë si lojtar nga akademia e Partizanit. Në sezonin 1984-85, ai bëhet pjesë e Partizanit, ku si 18-vjeçar u fut në formacion bazë. Ishte një mesfushor i palodhur, i fuqishëm dhe inteligjent, që luajti një sezon mjaft të mirë, kur u thirr edhe në ekipin Shpresa, ku një vit më vonë mbajti edhe shiritin e kapitenit të ekipit kadet kombëtar në ballafaqimin në Berat ndaj Greqisë.
Ndërkohë që ka qenë edhe lojtar titullar i ekipit kombëtar të Nën-18-vjeçarëve dhe shumë herë kapiten i saj. Ai ishte pjese e ekipit të Partizanit finalist i Kupës së Shqipërisë më 1985, krahas emrave të spikatur të ekipit si Hysi, Musta, Lame, Ocelli, Gega, Hametaj, Kushta, Eksarko, Agalliu, Duro etj. Edhe në sezonin 1985-86 ishte në ekip, ndërkohë që sezonin pasardhës e la futbollin për arsye dëmtimi të parikuperueshëm.
Ngushëllime për ndarjen e tij nga jeta ka bërë edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. “Në këto ditë të vështira, lajmi për një tjetër humbje, na trishton sërish”, – shkruan ai në një postim të shkurtër në rrjetet sociale. “Humbja e Sabri Ballës, ish-futbollistit të Partizanit na ka krijuar një tjetër boshllëk, – vijon kreun i organizmit që qeveris futbollin në vend. – Ai dha një kontribut të vyer në radhët e kësaj skuadre dhe ekipeve kombëtare të moshave, duke mbetur në mendjet e tifozëve.”
“Nuk ju shkëput futbollit, derisa fati e ndau me të, përjetësisht”, – përfundon Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.
Pa.Va/Fjala.al