Në prag të festave të fundvitit është rikthyer fluksi i udhëtarëve që hyjnë në vendin tonë nëpërmjet Pikës Kufitare të Portit të Durrësit.
Autoriteti Portual i Durrësit njofton se ditën e sotme priten që të hyjnë në Shqipëri, 3800 udhëtarë, me 3 tragete, 2 nga Bari dhe 1 nga Ankona.
Aktualisht porti po punon me kapacitet të plotë duke vendosur në funksion 20 sportele.
Ndërkohë janë shtuar dhe masat anti-COVID ku monitorohet gjendja shëndetësore e udhëtarëve në momentin e mbërritjes në port.