Gjykata e Beratit jep masën e sigurisë “arrest në burg” për 44-vjeçarin Vangjel Polovina i cili vrau me kallashnikov 3 ditë më parë në një lokal të fshatit Goraj 41-vjeçarin Ajet Guneli.
I arrestuari Vangjel Polovina ka shprehur pendesë në seancë dhe ka deklaruar se vrasja ka ndodhur në gjaknxehtësi e sipër, pas shumë kërcënimeve me jetë që i kishte bërë viktima.
Ka qënë gjyqtari Durim Hasa, ai që e ka cilësuar të ligjshëm arrestimin e Vangjes Polovinës dhe ka vendosur për të masën e sigurisë “arrest në burg” pa afat. 44-vjeçari Vangjel Polovina akuzohet për “vrasje me paramendim”.
Mëngjesin e së enjtes ai vrau me 20 plumba kallashnikovi 41-vjeçarin Ajet Guneli Ajdini në një lokal në fshatin Goraj në qytetin e Kuçovës. Konflikti mes tyre kishte nisur disa ditë para vrasjes, për shkak të një borxhi të pa dhënë e për një objekt (stallë derrash), që autori i vrasjes ja kishte marrë me qera viktimës.