Policia e Tiranës ka arrestuar sot Rilian Lalën, të riun që u arratis nga komisariati nr.1 në kryeqytet, me datë 4 janar 2021.
Arrestimi i tij është bërë pak minuta më parë nga efektivët e komisariatit nr.1 në një banesë që e kishte marrë me qira në zonën e “Ali Demit”.
Kujtojmë që për ngjarjen në fjalë SHÇBA procedoi 7 punonjës policie për shpërdorim detyre.