Këngëtari Ermal Fejzullahu merr gjithmonë vëmendjen me postimet që bën. Kështu ka ndodhur edhe mbrëmë, ku ai iu është përgjigjur pyetjeve që i kanë bërë fansat.
Një prej fansave ishte i interesuar të dijë nëse e ka rrahur ndonjëherë këngëtari dhe babai i tij, Sabri Fejzullahi.
Ermali është përgjigjur me humor duke thënë se Sabriu jo, por se bashkëshortja e tij çdo ditë, duke sqaruar më pas që nëna e tij e ka rrahur çdo ditë.
“Jo asnjëherë po bashkëshortja e tij, nana jem çdo ditë”, ka qenë përgjigja e Ermalit.