Kryeministri Edi Rama ka sqaruar edhe njëherë deklaratën e djeshme se Durrësit i kishte një borxh, ndërsa theksoi se kjo lidhet me kujtimet e tij nga fëmijëria.
Kreu i qeverisë tha se Durrësi ka një potencial të jashtëzakonshëm për t’u ndryshuar.
“Sa i përket çështjes së borxhit kjo lidhet me origjinën time, me jetën time, me kujtimet e mia, me mua personalisht, me Durrësin. Natyrisht, lidhet dhe me faktin se Durrësi ka një potencial të jashtëzakonshëm për t’u shfrytëzuar. Në kushtet kur Vlora ka bërë shumë përpara, Durrësi duket se është padrejtësisht shumë më pas, por ka nevojë për shtyrë të re. Ky është borxhi. Në sensin personal de në interesin tonë të përbashkët. Durrësi ka potencialin që të jetë motor i pazhvendosshëm i Shqipërisë. Sot kur ne në Durrës e kemi vendosur një bazë të fortë ndryshimi, pasi ai ka shumë probleme. Siç ka Shqipëria probleme në çdo sektor. Nëse kthemi pas dhe shohim Durrësin e para 7-8 viteve, është më përpara. Ka ardhur koha që Durrësit t’i japim një shtysë të fortë. Transportimi i portit aktual të Durrësit që është gangrena i qytetit në një port turistik, ku vetëm për ndërtimin do të investohen mbi 2 mld dollarë dhe ndërtimin e një porti tregtar, ku standardet do të jenë 100% më të larta se sa këto që janë sot, janë dy pole zhvillimi që ky qytetet do të shkojë në një nivel tjetër.”, tha Rama.