Gjykata ka dhënë arrest me burg për Saimir Meçanin, i cili dhunoi fizikisht e përdhunoi gjyshen 89 vjeçare.
Report Tv thotë se Meçani para gjykatës shpreh pendesë për dhunën dhe mohon përdhunimin, për të cilën thotë se është sajesë.
“ Përdhunimi është sajesë”, ka thënë ai.
Ndërsa kërkesa e tij është refuzuar dhe ai do të mbetet në burg deri në përfundim të hetimeve për akuzat e dhunës për shkak të mardhënies familjare dhe përdhunimit të persoanve të pazotë për t’u mbrojtur.