Një lojë online mes të rinjve për pak sa nuk u bë shkaku i vdekjes së një adoleshenti në Itali.
Ka qenë shoqja e tij, e cila ka lajmëruar policinë, duke nxitur ndërhyrjen e uniformave blu dhe kështu shpëtoi në kohë adoleshentin.
Loja konsistonte në disa pyetje, përgjigjet e të cilave përcaktonin ndëshkime trupore të pjesëmarrësit.
Djali kishte paralajmëruar shoqen e tij se nëse ajo nuk do të merrte pjesë, në një hark kohor prej dy javësh, do të vetëvritej.
Pasi vajza i ka rrëfyer situatën mamasë së saj, reagimi i policisë ka qenë i menjëhershëm.
Burime nga familjarë tregojnë se djali po kalonte një moment të vështirë, ndërsa dukej i prirur drejt akteve të vetëlëndimit.
Rasti u raportua në shërbimet sociale dhe zyrën e prokurorit në gjykatën e të miturve në Milano.