Një tjetër vajzë i largohet emisionit “Përputhen” dhe ajo është Melisa. Konkurrentja ka dhënë vendimin e saj sonte në “Përputhen Prime” duke treguar edhe arsyet.
“U bë disa javë që siç kam sulmuar, sic jam sjellë keq si me vajzat, si me djemtë ku ndonjëherë na del të gjithëve situata jashtë kontrolli, jam shumë e sigurtë që nga afeksioni i krijuar prej nesh, mendoj që asnjëri nga ne nuk ka dashur të bëjë keq asnjërin.
Këtë javë të fundit, sidomos nga akuzat, nuk jam ndjerë mirë. Erdhi një periudhë që thashë “nuk mbaj dot më”. Janë shumë arsye, por kam pasur një presion psikologjik. Thashë, janë 2-3 arsye, por kryesore është që kanë ardhur nga ky sulm, edhe pse e di që nuk janë për të më lënduar mua.
Ne jemi bërë si familje dhe jam afeksionuar me gjithë konkurrentët. Thjesht ka dalë situata nga kontrolli dhe ka ardhur ky presioni psikologjik. Kanë qenë sulme me njëri-tjetrin si me vajzat, si me djemtë”, tha Melisa.
Në puntatën e javës së kaluar të “Përputhen Prime”, Melisa u largua nga studio duke qarë pas një debati me Elvisin. Por ajo u rikthye sërish të hënën. Megjithatë këtë herë largimi do të jetë përfundimtar.
Kujtojmë që Melisa ka qenë një nga vajzat më të komentuara brenda dhe jashtë programit. Së fundmi u përfol për një lidhje të saj me Andin, por konkurrentja e mohoi që kjo të ishte e vërtetë.