Ky është 35-vjeçari Qazim Berisha i cili ndërroi jetë si pasojë e koronavirusit në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’.
Ai u shpreh në një intervistë se punonte në një lokal nate si muzikant, ku dhe mendon se është infektuar.
“Isha në punë, punoja në një restorant edhe më kapi pa e ditur fare. Kisha një ngushtim në mushkëri, në frymëmarrje dhe më pas kisha këputje. Kam një mesazh për moshën e re, duhet të ketë shumë kujdes. Mua nuk ma priste mendja dhe nuk e besoja, por është një virus shumë shumë i rëndë”, u shpreh 35-vjeçari.