Grupi i zhvatësve te ‘Shefqet Ndroqi’ është zbërthyer nga policia e shtetit. Pas arrestimit të sanitares Tire Alldervishi, e cila shtirej si infermiere për të përfituar para nga vajza e pacientes me Covid, ka nxjerrë në dritë dhe emrat e tjerë të përfshirë në këtë skemë.
Kështu, pas zbulimeve të komunikimit që kanë pasur me Alldervishin janë shoqëruar: Rukie Hoxha, Mira Bushi, Sheqerije Koci, Sidorela Çela.
Kështu, pas zbulimeve të komunikimit që kanë pasur me Alldervishin janë shoqëruar: Rukie Hoxha, Mira Bushi, Sheqerije Koci, Sidorela Çela.

Sidorela Çela
Sidorela Çela, 28-vjeçarja e lindur në Pogradec dhe banuese në Elbasan, me detyrë infermiere e spitalit universitar ‘Shefqet Ndroqi’, është person i dyshuar për kryerjen e veprës penale te ‘Shpërdorimit te detyrës’ dhe ‘Mashtrimit’. Sidorela shihet e kuruar deri në detaje.

Mira Bushi
Mira Bushi, 61-vjeçare, lindur dhe banuese në Tiranë, me detyrë infermiere e spitalit universitar ‘Shefqet Ndroqi’, është po ashtu person i dyshuar për kryerjen e veprës penale te ‘Shpërdorimit te detyrës’ dhe ‘Mashtrimit’. Në ‘Facebook’ Mira shihet se ka mundur të bëjë pushime të mira gjatë periudhës së verës, ndoshta dhe me të ardhurat që ka mundur të përfitojë nga skema e mashtrimit që kryente në bashkëpunim me koleget e saj.
Ato kanë qenë pjesë e një skeme të ngjashme me atë të sanitares, Tire Alldervishi, ku u merrnin para familjarëve të personave të shtruar në spital, për t’i ofruar shërbim./Dosja