Shtypi i huaj/ Ja çfarë shkruan gazeta prestigjoze amerikane për Shqipërinë
Protestat antikomuniste detyrojnë Ramiz Alian të ndryshojë qeverinë
Durrësi gjatë gjithë muajit shkurt 1991 përjetoi disa tentativa të njerëzve për ti hapur dyert e portit, përpjekje që shpesh herë nënshtroheshin vetëm nga zinxhirët e tankeve të diktaturës në rrugë. Qyteti bregdetar nuk mund ta harrojë javën e parë të marsit të 30 viteve më parë. Të ardhur nga e gjithë Shqipëria burra e gra të të gjitha moshave guxonin për herë të parë ti drejtoheshin lirisë së ëndërruar.
***
Mbrëmjen e 6 Marsit edicioni qëndror i lajmeve i televizionit italian RAi, nisi me një lajm befasues. Një anije që udhëtonte nga Orikumi në Vlorë, qe marrë forcërisht nga thuajse 130 vetë dhe qe nisur drejt Italisë. Në fund të edicionit prej 30 minutash, RAI njoftoi se sipas burimeve të rojeve kufitare, drejt Italisë qenë nisur edhe 6 anije më të vogla, peshkarexha apo transporti që gjendeshin në portin e Vlorës dhe që qenë rrëmbyer nga banorët.
Lajmi nxiti një eksod të frikshëm dhe të pashembullt drejt Durrësit. Më 7 dhe 8 Mars mbi 100 mijë vetë, nga e gjithë Shqipëria kishin rrethuar Portin. Policia nuk i ndalonte dot më. Në Bari dhe në Brindizi qe shpallur gjendja e emergjencës. Disa dhjetra anije, të të gjitha madhësive u nisën drejt italisë. Njëra prej tyre, me emrin “LEGEND” dhe me regjistrim Panamez, e ngarkuar me thasë çimetoje, kishte në bord mbi 10 mijë vetë. Një tjetër, anija Partizani me mbi 20 mijë vetë ngeli në rërë. Njerëzit qëndruan aty për 24 orë, por në fund u nxorrën forcërisht nga policia.
Eksodi i Marsit numëroi afro 25 mijë të ikur në 3 ditë. Në anije, kishin hyrë edhe disa nga të rinjte më të talentuar të Shqipërisë, ose intelektualë dhe artistë të njohur.
***
Në Gusht 1991, u hap sërish fjala se anijet do të niseshin drejt Italisë. Me dhjetra mijëra vetë dyndën portin e Durrësit dhe zaptuar anijet që gjendeshin aty. Ato u nisën forcërisht drejt Barit, ku mbërritën afro 20 orë më vonë. Njëra prej anijeve, e quajtur Vlora, ishte e mbushur deri në majë të direkut. Ajo llogaritej te kishte mbi 20 mijë vetë.
Ikjet nga deti vijuan për muaj më rradhë në përmasa më të vogla. Ato u bënë lajm i parë i pothuajse gjithë mediave botërore. Ikej me çdo send që mund të lundronte, që nga varkat, komardaret e deri tek trapet artizanalë që shpesh gjendeshin në det të hapur nga anijet tregtare. Megjithëse marsi njihet si muaji i eksodit të madh nëpërmjet detit, tentativat e para nisën që në ditët e parta të shkurtit, gjë që bëri tw kthehej dhe vëmendja ndërkombëtare ndaj Shqipërisë.
Dhe ja çfarë shkruajnë mediat prestigjoze për ato ditë, se si zhvilloheshin ngjarjet në Shqipëri…
Associated Press
Përpjekja e shqiptarëve për shpëtuar përfundon në përplasje
Mijëra njerëz që kërkonin të linin Shqipërinë kanë janë përplasur sot me policinë në portin Adriatik të Durrësit, kanë thënë dëshmitarë okularë dhe Televizioni Shqiptar. Të paktën katër të rinj dhe pesë policë u plagosën, ka thënë një gazetar i opozitës. Përplasjet shpërthyen pasi policët në stacionin e tragetëve kanë kthyer pas mijëra udhëtarë të irrituar, shumica adoleshentë të cilëve ju mungonin vizat dhe pasaportat ka thënë Frok Çupi, botues i gazetës opozitare Rilindja Demokratike. Ai tha se rreth 20.000 mijë të rinj kishin ishin mbledhur nga i gjithë vendi.
9 shkurt 1991
New York Times
Shqiptarët në SHBA ndajnë detyrimin ndaj atdheut
Vëmendja e Shqiptarëve e lëvizur nga diktatura komuniste tek demokracia shumëpartiake ka ngjallur shpresë mes shqiptaro-amerikanëve që ata mund të ndihmojnë në shpejtimin e këtij procesi. “Është e vërtetë, ka një zgjim të dytë” ka thënë Arshi Pipa, një poet dhe studiues duke ju referuar impaktit të eventeve shqiptarë në një komunitet të fuqishëm shqiptaro-amerikanësh këtu. Ai tha se ndjenja të njëjta ishin gjallëruar më 1981 gjatë një mase energjike tek shqiptarët etnikë në rajonin e Kosovës në Jugosllavi.
10 shkurt 1991
Associated Press
Shqipëri, del në dritë një gazetë e re e opozitës
Një gazetë e re e opozitës shfaqet në libraritë në Shqipëri ditën e sotme dhe që u shit pothuajse menjëherë dhe u ble nga banorët në Tiranë. Ndërkohë studentët në Universitetin e Tiranës kanë qëndruar në grevë për të pestën ditë radhë duke kërkuar dorëheqjen e liderëve të qeverisë komuniste. Të 50.000 kopjet të publikimit katërfaqësh “Republika” organ i Partisë Republikane janë shitur me një çmim prej 10 lekësh të reja kjo sipas një blerësi të pyetur me telefon. Ajo ja kushtonte faqen e parë një artikulli mbi Fan Nolin, një lider të i lëvizjes demokratike gjatë kohës midis dy luftërave botërore, po kështu edhe një vëmendje të madhe mbi grevën studentore. Që me ndryshimin e politikës komuniste prej katër dekadash nga një presion pro demokratik në dhjetor, qeverisësit komunistë kanë legalizuar katër parti opozitare duke kontestuar zgjedhjet e 31 marsit, vendi i vogël ballkanik është për herë të parë në votime të lira pas më shumë se 60 vitesh. Opozita kryesore Partia Demokratike ka përdorur gazetën e saj Rilindja Demokratike, e cila gjithashtu boton një tirazh prej 50,000 kopjesh , për të mbështetur edhe aktivitetet e saj financiare. Studentët janë mbledhur në sallën kryesore Enver Hoxha të Universitetit të Tiranës për të pestën ditë. Ata kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Hekuran Isai,ministrit të Jashtëm Reis Malile dhe ministrit të Drejtësisë Enver Halili dhe zëvendësimin e ministrit të Mbrojtjes Kiço Mustaqi me një nëpunës civil ka raportuar “Republika”
10 shkurt 1991
Associated Press
Shqiptarët, të tensionuat, premtim për një qeveri të re
Duke ju përgjigjur një vale në rritje të atyre në anën e demonstruesve anti-komunistë, presidenti i Shqipërisë ka thënë sot se ai do të emëronte një qeveri të re “Kam vendosur të marr në dorë qeverinë dhe të krijoj një të re dhe një Këshill të ri Presidencial”,- ka thënë sot Ramiz Alia në një transmetim të televizionit shtetëror. Ai tha se ndryshimi ishte “I nevojshëm për paqe dhe demokraci”.
11 shkurt 1991
New York Times
Protesta të reja në Shqipëri, rritet kriza
Me mijëra shqiptarë që protestonin në rrugët e kryeqytetit për një fund të qeverisjes komuniste dhe me një ekonomi vendi që çalon ngado, presidenti Ramiz Alia ka filluar sot përpjekjen për të krijuar një qeveri krize. Lideri 65- vjeçar, i cili është gjithashtu edhe Sekretar i parë i Partisë Komuniste ka marrë kontroll personal të të gjitha aparaturave qeveritare. Zoti Alia deklaroi të enjten natën në televizion që ai do të binte dakord me kërkesat e protestuesve duke zëvendësuar 23 anëtarët e qeverisë së kryeministrit Adil Çarçani, 18 prej të cilëve mbanin postin e ministrave të kabinetit.
21 shkurt 1991
Përgatiti për botim: L.Veizi