Mjeku shqiptar Kita Sallabanda nga Madridi tha se mbajtja nën kontroll e rasteve në Spanjë lidhet me izolimin selektiv të qyteteve ku nuk lejohen hyrje-daljet e personave nga vendet me shumë raste tek ato me më pak raste infektive me COVID. Sallabanda tha se një gjë e tillë duhet ndjekur edhe në Shqipëri. Gjatë një lidhje skype me emisionin ‘Repolitix’ në Report TV, Sallabanda tha se sado masa të merret, po nuk pati ndërgjegjësim qytetar masat janë të pavlefshme.
“Ne kemi bërë izolimi selektiv në Spanjë dhe nuk mund të udhëtojmë midis qyteteve që kanë më shumë të sëmurë dhe atyre që kanë më pak. Ne nuk lejojmë komunikimin mes zonave. Edhe në Shqipëri prandaj ka kaq shumë përhapje pasi nuk është bërë izolimi selektiv i qyteteve të ndryshme. Ne nuk leme me shumë 4 persona bashkë dhe ka filluar edhe vaksinimi masiv i popullatës që do na ndihmojnë të dalim nga kjo gjendje. Përballimi i COVID është ndërgjegjësim i gjithë shoqërisë, jo vetëm pune e sistemit shëndetësor’, tha mjeku Sallabanda.