Një ditë më parë një i ri u gjet i mbytur në bregdetin e Zvërnecit.
Sipas Report Tv viktima është identifikuar si Sokol Shytre, 22-vjeç, nga Fieri, banues në Tiranë.
Pas ekspertizës mjekoligjore, të riut iu konstatuan disa hematoma në kokë, duke ngritur dyshimet se ndaj tij është ushtruar dhunë, para se të hidhej në det.
Ende nuk dihen rrethanat e mbytjes së të riut, ndërsa vijojnë hetimet.