Avokati Rod Ponton në SHBA gjatë një seance online në Zoom është shfaqur duke përdorur filtra. Gjatë seancës avokati u shfaq me fytyrën e një maceje mbi fytyrën e tij, teksa tha se nuk dinte se si ta hiqte filtrin. Ai tha se sekretarja është duke u marrë me këtë problem.
“Nuk di si ta heq, kam këtu sekretaren që po përpiqet ta rregullojë“, tha avokat
Teksa të gjithë e nisën seancën me humur, s’mund të themi të njëjtën gjë për prokurorin e çështjes, ku me nervozizëm e pyeti: A jeni aty avokat?
Ponton i cili përpiqej që të rregullonte situatën tha se ishte online, por nuk ishte mace: Unë jam këtu drejtpërdrejt, nuk jam një mace.
Ndërsa më vonë gjykatësi i çështjes Roy Ferguson shkroi në Twitter se para se të përdorni Zoom për mbledhje duhet ta siguroni që opsionet e filtrave të jenë hequr.
Ponton i komentoi në Tweet dhe tha se ishte një gabim i bërë nga sekretarja e tij, pasi ai kishte përdorur kompiuterin e saj.
“Oh, ky ishte thjesht një gabim nga sekretarja ime. Isha duke përdorur kompjuterin e saj dhe ajo e kishte lënë atë filtër hapur”, shkroi ai.