Gjykata e Apelit në Tiranë ndryshon masën e sigurisë për infermieren e Infektivit, Ronida Hysi.
Nga “arrest me burg”, gjykata ka vendosur sot ta kthejë në “arrest shtpie”.
30-vjeçarja u arrestua më 26 janar pasi akuzohet se i ka vjedhur 80 mijë lekë një të infektuari me koronavirus në Spitalin Covid 1, i cili ndërroi jetë në pavionin ku ajo shërbente.