1931 – New Delhi u bë kryeqytet i Indisë, dhe qendra administrative e distriktit NCT Delhi.
1996 – Super kompjuteri IBM Deep Blue mundi për herë të parë mjeshtrin e shahut Garry Kasparov.
1763 – U nënshkrua Traktati i Parisit ndërmjet Anglisë, Francës dhe Spanjës duke i dhënë fund një lufte shtatëvjeçare, e cila konsiderohet edhe si konflikti i parë i armatosur me përmasa globale.
1798 – Gjenerali Louis Alexandre Berthier (Shefi i Shtabit të ushtrisë së Napoleon Bonapartit ) pushtoi Romën; në 15 shkurt shpallën Republikën romake; dhe 5 ditë më vonë, më 20 shkurt, burgos Papa Piun VI.
1918 – Sulltan Abdulhamiti II ndërroi jetë në moshën 76-vjeçare. Ai ishte sundimtari 34. i Perandorisë Osmane.
1881 – Në shtetin jugor racist të Alabamës u hap Instituti Tuskegee, shkollë për afrikano-amerikanët.
1917 – Në Adana, Turqi, lindi nga prindër gjirokastritë, Musine Kokalari, prozatore, politikane, poete.