Duke filluar që nga muaji dhjetor i vitit të shkuar në bazë të aktit normative asnjë qytetar në Republikën e Shqipërisë nuk duhet të dalë në ambientet e jashtme pa maskë, përndryshe do të gjobitet me një vlerë prej 3 mijë lekësh.
Megjithëse çdo ditë qytetarë të shumtë gjobiteshin, shqiptarët sërish tregoheshin të ‘pabindur’ dhe dilnin pa maska në rrugët e qyteteve. Por duke qënë se javën e kaluar në vendin tonë shifrat e të infektuarve me Covid-19 është rritur ndjeshëm, kryeministri Rama u shpreh se policia do të veprojë me ‘dorë të hekurt’ nuk do të tolerojë qytetarët e pabindur, bizneset dhe as politikanët.
Ditën e sotme siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga arkiva.fjala.al/ policia e Tiranës ka nisur ‘gjobë vënien’ për qytetarët që nuk respektojnë masat e marra për parandalimin e përhapjes së Covid-19.
Kujtojmë se ditën e djeshme në vendin tonë u shënua shifër rekord të infektuarish, 1239 persona kanë rezultuar të infektuar me COVID nga 4562 testime dhe 16 pacientë kanë ndërruar jetë.