Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu është pyetur në lidhje me procesin mësimor të studentëve.
Ajo deklaroi se Komiteti Teknik i Eksperteve ka rekomanduar që të bëhet një alternim të procesit, atij online dhe në auditorë.
“E kemi deklaruar dhe Komiteti ka vendosur ditën e sotme rekomandimin.
Nisur nga kërkesat e Ministrisë së Arsimit, përsa i përket një procesi hibrit, online dhe në auditore për zhvillimin e sezonit të provimeve në universitet.
Komiteti Teknik i Ekspertëve ka marrë në shqyrtim nga pikëpamja multidimensionale, ju e dini që pjesa më e madhe e Komitetit të Ekspertëve, janë vetë profesor të universiteteve.
Pasi kanë vlerësuar të gjitha kushtet dhe kapacitet e universiteteve kanë rekomanduar për të zgjatur sezonin e provimeve dhe për të kryer në auditorë ato lëndë që do ti vendosë Ministria e Arsimit”,- tha Manastirliu.