Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste Taulant Balla ishte për vizitë në një familje në Elbasan, e cila dikur ka nbështetur Partinë Demokratike.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se Osmani edhe pse ka qenë dikur një mbështetës i PD që kur kjo parti u krijua me 25 prill nuk do të votojë për Lulin, por do të votojë për PS dhe Edi Ramën.
Gjithashtu, Osmani nga Elbasani ka dhe një mesazh për ish-demokratët e tjerë: “Po ia dhe votën Lulit, do marrësh në ofertë Ilirin dhe Monikën, Nardin dhe Mediun, Gon Dukën dhe Dash Shehun, Shpëtim Idrizin dhe Vangjel Dulen. Ku është PD këtu?!”
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
Osmani ka qenë dikur një mbështetës i PD kur kjo parti u krijua. Por ai nuk do të votojë për Lulin më 25 Prill. Ai do të votojë Partinë Socialiste dhe Edi Ramën. Ka dhe një mesazh për ish-demokratët e tjerë: “po ia dhe votën Lulit, do marrësh në ofertë Ilirin dhe Monikën, Nardin dhe Mediun, Gon Dukën dhe Dash Shehun, Shpëtim Idrizin dhe Vangjel Dulen. Ku është PD këtu?!”
