Policia italiane ka sekuestruar në Portin Gio Tauro 1.3 ton kokainë të pastër.
Porti i ndodhur në zonën e Kalabrisë ka qenë kohët e fundit nën mbikëqyrjen e policisë italiane, pasi konsiderohet si porti kryesor ku bëhet kalimi i lëndëve narkotike.
Droga është gjetur në kontejnerë të mbushur me kafe dhe mish të ngrirë, që vinte nga Brazili dhe Ekuadori, shkruan “Italy24news”.
“Trafikantët e drogës mund të përzienin drogën e sekuestruar, jashtëzakonisht të pastër, deri në katër herë përpara se t’i ofronin ato në treg, duke i sjellë Ndraghetas rreth 260 milionë euro”, njoftoi policia italiane.