Pas kontrollit të banesë së gjyqtares Enkelejda Hoxha, SPAK ka bërë kontrolle edhe në banesën e doktorit të QSUT-së, Ervin Prifti duke i sekuestruar rreth 300 mijë euro dhe 16 mln lekë cash.
Shuma e gjetur prej 300 mijë eurosh dhe 160 milionë lekëve të vjetra mendohet se janë produkti i korrupsionit të ushtruar nga mjeku Ervin Prifti me detyrë kardio-kirurg në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Konkretisht në shtëpi i janë gjetur 200 mijë euro dhe 130 milionë lekë të vjetra, ndërsa në zyrë i janë gjetur cash 50 mijë euro 30 milionë lekë të vjetra.
Emri i Edvin Priftit doli nga përgjimet që po kryheshin në Gjykatën e Krujës, operacion që u finalizua sot me arrestimin e 13 personave, mes tyre edhe gjyqtarja Enkelejda Hoxha. Mjeku Prifti mori ryshfet nga kryesekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi për t’i operuar nënën.
Lajmi në përditësim..