Kreu i komitetit organizues të Lojërave Olimpike të Tokios dha dorëheqje, pasi u kritikua për një deklaratë të papërshtatshme për gratë.
Yoshiro Mori, 83 vjeç, pak ditë më parë u shpreh se gratë flasim shumë dhe se me shumë gra të bordeve “do të marrin shumë kohë” që të zgjidhet një çështje.
Mori fillimisht kërkoi falje për deklaratën e tij.
“Ajo që është e rëndësishme, është mbajtja e Olimpiadës nga korriku. Nuk duhet të ndodhë që prania ime të bëhet pengesë për këtë”, tha Mori, teksa njoftoi për dorëheqjen.
Dorëheqja vjen pas presionit në rritje kundër tij, pas deklaratës që bëri.