1818 – Bernardo O’Higgins nënshkruan pavarësinë e Kilit afër Concepción, Kili.
1912 – Perandori 6-vjeçar i Kinës, Pu-Yi, u rrëzua nga froni dhe në vend u shpall republika. Në këtë mënyrë mori fund Perandoria Kineze 2000-vjeçare dhe udhëheqja 267-vjeçare e Dinastisë Mançuriane.
1919 – Me një ceremoni madhështore u bë varrimi i Ismail Qemalit. E gjithë popullsia e Vlorës ishte mbledhur në Skelë. Në orën 10 paradite trupi pa jetë i Ismal Qemalit, nga ndërtesa e Komandës së “Base Novale” u vendos mbi shtratin e topit. Që aty korteu i madh u nis drejt qytetit.
2002 – Në Gjykatën e OKB-së për Krime Lufte filloi gjyqi kundër Slobodan Milosheviçit, president i Republikës së Serbisë në vitet 1989-1997 dhe i Republikës Federale të Jugosllavisë në vitet 1997-2000. I proceduar për 66 vepra penale të ndryshme, përfshi këtu masakrat dhe krimet kundër njerëzimit gjatë Luftës së Bosnjës, Milosheviçi u dorëzua dhe dërgua në burgun e Beogradit më 1 prill 2001. Ai vdiq në vitin 2006 ende pa përfunduar procesi gjyqësor në Hagë.
1502 – Myslimanët e Granadës, Spanjë, detyrohen të kthehen në të krishterë. Popullsia myslimane kaloi në ilegalitet, duke fshehur besimin dhe zakonet nga autoritetet spanjolle për t’iu shmangur ekzekutimit.