Universiteti i Mjekësisë ka marrë vendimin për provimet online dhe në auditor. Sipas abc sezoni do të zgjatet 45 ditë. Studentet nuk do të penalizohen për shkak të mungesave. Për studentët që nuk marrin dot pjesë në këtë sezon provimesh do të ketë një mundësi të dytë, në një sezon të ndërmjetëm në varësi të situatës nga pandemia.
