11 persona, mes tyre 3 policë, janë arrestuar mbrëmjen e sotme në Gjirokastër përshkak se u kapën duke gjuajtur me armë.
Gjuetia është e ndaluar në Shqipëri, por mesa duket pasioni i madh i ka bërë këta 11 persona ta shkelin ligjin dhe të vihen pas kafshëve të egra.
Arrestimi ndodhi në Dropull i Sipërm, ndërkohë, mësohet se gjuetaret e paligjshem u ndaluan nga grupi FRONTEX.
Janë sekuestruar 11 armë gjahu, dhe një derr i egër i vrarë. Ngjarja është referuar në Prokurori.
Sipas burimeve, ngjarja eshte mbajtur e fshehte nga policia. Tashme te ndaluarit po mbahen ne ambientet e komisariatit Gjirokaster.