Reshjet e shumta të borës kanë shkaktuar vështirësi në qarkullim në disa zona të Kosovës.
Në disa fshatra, banorët janë ankuar se e kanë pasur të pamundur t’i drejtohen kutive të votimit, pasi rrugët kanë janë të bllokuara.
Sakaq, një person është arrestuar nga Policia në Pejë, pasi në rrjetet sociale bëri një postim ku shkruante “Shes votën”.
Kryetarja e KQZ-së në Kosovë, Valdete Daka ka thënë se procesi po ecën i qetë dhe pa problematika. Deri në orën 11:00, pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë 8.3 për qind.
Mëngjesin e sotëm votuan krerët e politikës, Albin Kurti, Avdullah Hoti, Vjosa Osmani, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj si dhe familjarët e Hashim Thaçit, i cili ndodhet në Hagë.