Nga Fernada Cenko
Nga selia e Partisë Demokratike, kreu i saj Lulzim Basha ka përmbledhur premtimet e pambajtuara nga qeveria Rama, duke u përlasur në distancë. Ndërsa kreu i qeverisë tha se shqiptarët nuk mund ti besojnë Bashës.
Ndërsa i gjithë vendi u mbulua nga dëborabora dhe ngricat, jo pak e qetë ka qenë edhe situate politike në vend. Lulzim Bash aka zdhehur ditën e djeshme për të dalë para medias duke përsëritur premtimet që qeveria në këto tetë vite nuk i mbajti. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka nisur krejt ndryshe fjalën e tij për mediat. Në një fjalim që përmendte disa angazhime ndaj qytetarëve, Basha tha në fund se këto ishin premtime të kryeministrit Edi Rama disa vite më parë. Kryedemokrati u shpreh se Rama nuk ka mbajtur asnjë premtim deri më tani dhe se ka dështuar në çdo drejtim. Sipas tij, 300 mijë vende punë nuk u hapën; premtimi për një shëndetësi falas nuk u mbajt. Për kreun e PD-së, nuk u hoq TVSH për ushqimet bazë; nuk u ul çmimi i enërgjisë; nuk u ul borxhi publik; nuk mbajtën premtimin për legalizimin falas dhe as për kthimin e emigrantëve në vend. “A ju duken se i keni dëgjuar këto më parë? Keni të drejtë. Pikërisht këto ishin premtimet e Ramës para 8 viteve. Po Rama nuk ka mbajtur as edhe një nga këto premtime. Ai ka dështuar në çdo drejtim”, deklaroi kreu i PD. Ai tha se Rama premtoi para 8 vjetësh kujdes shëndetësor falas për të gjithë, por e nuk bëri dhe shëndetësia është në kolaps. Basha theksoi se ka ardhur koha ta largojmë Ramën dhe të punojmë për njerëzit. “Rama premtoi para 4 vjetësh se do të ulte kostot e jetesës, po kostot e jetesës vetëm rriten. Tani ka filluar të thotë të tjera premtime boshe. E gjithë kjo do të ishte për të qeshur sikur këto tallje të mos rëndonin mbi xhepat e shqiptarëve dhe të mos i vuanim në kurriz tash 8 vjet”, u shpreh kreu i PD-së.
Reagimi i Ramës
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në “Tëitter” pas akuzave të liderit të opozitës Lulzim Basha, i cili tha se ka dështuar me të gjitha premtimet e bëra, duke risjellë dhe gjendjen në vend. Rama shkruan se qytetarët e dinë se çfarë po bën kjo qeveri për ta dhe e mbajnë mend se çfarë bëhej deri dje me përmbytjet. Ai thotë më tej se politika me fatkeqësitë është si ajo makina që ngec në rrugë se s’ka zinxhirë për rrotat në rast dëbore. “Lulëzim! Se çfarë bëra unë pas tërmetit, qytetarët e dinë. Se çfarë bëri e po bën kjo qeveri për përballimin e pandemisë edhe këtë e dinë. E mbajnë mend edhe ç’bëhej deri dje me përmbytjet kur mijëra njerëz linin shtëpitë e me dëborën kur rrugët bëheshin pista skish për makina!” shkruan Rama. Kreu I qerisë tha se nuk ka rrota me zinxhir që mund ti besoj rrugën Lulzim Bashës. “Politika me fatkeqësitë është si ajo makina që ngec në rrugë se s’ka zinxhirë për rrotat në rast dëbore dhe s’ka qytetar normal, sado i pakënaqur me qeverinë, që të bëhet rrotë me zinxhir si Andi Bushati, për të të besuar ty rrugën e të ardhmes së Shqipërisë për inat të qeverisë!”, shkruan Rama.