Presidenti i Kosovës, Aleksandër Vuçiç në një deklaratë për mediat serbe përgëzoi Listat Serber për fitimin e shumicës së votave të serbëve në zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë.
Vuçiç ka thënë se fitorja e Listës Serbe është e rëndësishme pasi tha se “po përballemi me një periudhë të vështirë”.
“Unë i përgëzoj njerëzit tanë. Kjo është një gjë e rëndësishme, sepse po përballemi me një periudhë të vështirë”, tha Vuçiç për televizionin serb, TV Pink.
Vuçiç komentoi mbi faktin se Lista Serbe fitoi mbi 99% të votave në Mitrovicën e Veriut, duke ironizuar me kundërshtaren e tyre, Rada Trajkoviq.
“Si ndodhi që Rada Trajkoviq nuk mori asgjë? Duket se njerëzit e dinë kush po bën për njerëzit tanë atje dhe kush po mundohet vetëm për interes të tyre”, tha Vuçiq.
Nga 99.25% të votave të numëruara, Lista Serbe i ka marrë 5,56% të tyre, apo 43 mijë e 746 vota.