Dje, në ditën e të dashuruarve shumë personazhe të botës së sportit kanë festuar “Shën Valentinin”. Për Foto Strakoshën, ish-portierin e Kombëtares data 14 shkurt ishte përvjetori i 30-të i lidhjes me bashkëshorten.
Për ta kaluar sa më bukur dhe nën një atmosferë romantike, mendoi partnerja e portierit të Lazios, Thomas Strakosha. Esther Adjoa u kujdes për të bërë të lumtur vjehrrin dhe vjehrrën, duke zbukuruar ambientin me tullumbace dhe petale trëndafili.